Nëse jeni pronar i një iPhone 16 krejt të ri, mund të shqetësoheni për ndonjë udhëtim të shumëpritur në Indonezi pas lajmeve të fundit.
Kjo pasi vendi ka ndaluar shitjen dhe blerjen e telefonit më të ri të Apple dhe sipas raporteve fillestare, ka marrë masa për të parandaluar edhe importimin e tij.
Bëhet e ditur se ndalimi i iPhone 16 në Indonezi u vendos në fillim të këtij muaji për shkak se Apple siç thuhet “nuk i kishte përmbushur premtimet e saj të investimeve për vendin”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Por a mund të merrni iPhone 16 me vete si turist nëse planifikoni të vizitoni Indonezinë?
Sipas deklaratave të fundit nga Ministria e Industrisë e Indonezisë: po mundeni.
Megjithëse shitja dhe blerja e pajisjes është e ndaluar në vend, turistët lejohen të sjellin deri në dy telefona me vete.
Në mënyrë të ngjashme, duket se qytetarët indonezianë mund të sjellin një iPhone 16 nga jashtë, me kusht që të paguajnë taksat për të dhe të mos ia shesin atë një pale tjetër.
Ky është një lehtësim i madh për përdoruesit e Apple në vend pasi raportet e mëparshme sugjeronin se telefonat e sjellë nga një vend tjetër do të konfiskoheshin.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...