Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar sot fermën e familjes Gashi në Dubravë të Suharekës.
Me anë të një postimi në Facebook, Peci ka publikuar disa fotografi nga ferma e cila thotë se është ndërtuar me mjete vetanake, përcjell Arbresh.info.
“Familja Gashi nga Dubrava e Suharekës ka investuar në sektorin e blegtorisë, duke ndërtuar fermë moderne me mjete vetanake që mund të jetë shembull që duhet ndjekur. Ministria e Bujqësisë ka mbështetur financiarisht përmes grantit për mekanizëm bujqësorë në vlerë prej 81,500 euro. Përveç fermes moderne Avniu ka investuar në një plantacion prej 15 hektar me arra duke i kontribuar ekonomisë së vendit”, ka shkruar Peci.
“I lumtur pa masë që në çdo cep të Kosovës kemi lënë gjurmë të investimit e zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi”, shtoi në fund ministri Peci./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...