Brentford ka arritur të shënoj fitore në frymën e fundit ndaj skuadrës së Aro Muricit, Ipsëich Toën, me rezultat 4-3.
Vendimtar në këtë fitore të vendasve ishte Bryan Mbuemo, shkruan Arbresh.info.
Ai fillimisht shënoi fillimisht golin e tij të parë personal në minutën e 51-të, teksa ishte vendimtar kur në minutën e gjashtë shtesë realizoi edhe një herë tjetër për golin e katërt të skuadrës së tij, i cili ishte vendimtar për të siguruar fitoren e radhës në Premier League.
Futbollisti nga Kameruni më këto dy realizime, arriti në kuotën e tetë golave në nëntë ndeshjet e para këtë sezon.
Deri më tani para 25-vjeçarit afrikan, është vetëm Erling Haaland i cili ka shënuar 11 gola.
Aktualisht Brentfordi është në pozitën e nëntë me 13 pikë, kurse ndeshjen e ardhshme në Premier League e luan ndaj Fulhamit./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?