Gazetari, Vehbi Kajtazi është shprehur se është i sigurt se po vëzhgohet nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës.
Siç thotë dhe ai, derisa e kanë përndjekur, edhe vet ai ka nisur t’i përcjell ata.
Madje, Kajtazi shton se është tallur kur i ka vërejtur se po e përcjellin.
“I kam vërejtur në vazhdimësi, sepse derisa dikush mua më vëzhgon, edhe unë e vëzhgoj atë. Derisa unë një person të panjohur e shoh dy herë, tri herë duke u sillë rreth meje, natyrisht se edhe unë e përcjelli atë”, tha Kajtazi në Rubikon të Klan Kosova.
“Ka katër pesë javë që e kam vërejtur këtë, dhe natyrisht iu kam vu edhe unë prapa. Kam folur me ta, por janë larguar. Desha të tallem pak me ta, iu thashë ‘hajdeni pimë nga një kafe, mos keni ftohtë’”
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...