Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Shefit të GP të PDK-së, Abelard Tahiri për shpifje.
Kështu ka bërë të ditur Qorrolli me anë të një postimi në Facebook.
“Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i shoqëruar nga avokati im, Genc N. Kadriu, e kam dorëzuar padinë për shpifje, ndaj Abelard Tahirit, shefit shpifës të Grupit Parlamentar të PDK-së. Çapaçuli shpifës do duhet t’i tregojë tashmë gjykatës dhe përmes saj tërë opinionit publik sesi unë jam propozuar për gjyqtar nga benjaminët e tij politik të bashkëqeverisjes. I ftoj mediat që ta përcjellin ditëve në vijim seancën gjyqësore me rastin e caktimit të masës së sigurisë për ndalimin e shpifjeve kundrejt personit tim nga një shpifës ordiner si i padituri në fjalë”, ka shkruar Qorrolli./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...