Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për punën që ka bërë për gjatë këtij mandati.
Në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, ajo ka thënë se parullat në fushatë Lëvizja Vetëvendosje i kishte se do të arrestojnë hajnat, duke shtuar se kjo sot iu ka kthyer në realitet për aktivistët e vet.
“Parullat në fushatën e kaluar zgjedhore hajnat në burg do ta bëjmë Dubravën 12 kat, përsëriste si një papagall i lazdruar nëpër fushatë dhe shquhej në çështjet e popullit që i besonte. Albin Kurtit nuk e kishte për qëllim që të arrestoj hajnat e vet, por kërcënonte dhe tentonte të shantazhonte oponentët politikë, ky ishte skenari i rrenave të Albinit por ja që skenari i fushatës sot po i kthehet në realitet”, tha Musliu njofton klankosova.
“Po i kthehet në një realitet të hidhur për aktivistët e vet të cilët pa asnjë fije turpi zaptuan në mënyrë të paligjshme pozitat e larta në ndërmarrjet shtetërore dhe jo vetëm. E njëjta tentativë për të shantazhuar kundërshtarët politikë vërehet tash me paralajmërimet lidhur me materialet e sekuestruara në vilën e Radoiçiq dhe çudia është se këto materiale nuk po i publikon. Duhet të dalin dhe të tregojnë se kë e mbulojnë me fshehjen e këtyre materialeve, mund të jetë një grup shantazhuesish, profiterësh e kriminelësh, por kurrën e kurrës një qeveri qe e kanë dashtë qytetarët”, ka thënë Musliu.
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...