Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë thirrje për një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës në konkursin e hapur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Me anë të një postimi në “X”, ai tha se besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët që përzgjidhen varet shumë edhe nga ky proces i përzgjedhjes, shkruan Arbresh.info.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hapur të hënën konkurset për pesë pozita të Kryeprokurorit. SHBA i bën jehonë thirrjes së BE-së për një proces përzgjedhjeje të drejtë, të hapur dhe gjithëpërfshirëse që vlerëson meritat dhe përfaqësimin gjinor. Besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët e përzgjedhur varet shumë nga besueshmëria e proceseve të administruara nga KPK”, ka shkruar ambasadori amerikan./Arbresh.info/
On Monday, the Kosovo Prosecutorial Council opened vacancies for five Chief Prosecutor positions. The U.S. echoes the EU’s call for a fair, open, and inclusive selection process that values merit and gender representation. Public trust in the prosecution system and in the…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 23, 2024
Daut Haradinaj: Personalisht s’kam votë për Limajn!
Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë mbi pesë mijë...
Gjuriq i quan deklaratat e Osmanit skenare filmash fantastik...
Ndahen medalje për kontingjentin italian në KFOR
Prishtina dhe Sheriff Tiraspol mbyllin pa gola pjesën e parë
Të dyshuarit për plagosjen në Sarandë janë vëllezër