Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka zbarkuar në Tel Aviv për të 11-tën herë që nga nisja e luftës në Gaza, me shpresë për të arritur një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme.
Përpjekjet e tij të mëparshme kanë dështuar, ndërsa konflikti është zgjeruar edhe në Liban. Këtë herë, shpresa e tij për sukses është rritur pas eliminimit të kreut të Hamasit, Jahja Sinwuar, nga forcat izraelite.
Gjatë këtij udhëtimi, Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe më pas të vazhdojë vizitat në Jordani, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kjo vizitë vjen kur Nentajahu, i cili po lufton në gjashtë të fronte të ndryshme me Hamasin e Hezbollahun, po e shqyrton edhe hakmarrjen e raketave që erdhën nga Irani.
Këtë republikë islamike, ushtria hebraike po e akuzon se është burimi kryesor i parave të majme për grupin militant libanez të Hezbollahut.
Zëdhënësi ushtarak izraelit, Admirali Daniel Hagari, ka akuzuar Hezbollahun se merr mbështetje financiare nga Irani dhe populli libanez, duke theksuar se inteligjenca izraelite ka zbuluar një bunker të mbushur me para dhe ar nën një spital në jug të Bejrutit, që i përkiste ish-udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...