Këtë të hënë, me urdhër të SPAK-ut, është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka reaguar edhe Monika Kryemadhi, duke u shprehur; “unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi”.
Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare.
Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi.
Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike.
Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.
Duke nisur nga Inceneratorët dhe der tek çdo betejë tjetër të drejtë që po luftojmë për shqiptarët.
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur
Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga 32...
Dy ushtarakët shqiptarë fitojnë konkursin e Gardës Kombëtare...
Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën për shk...