Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar kryetarin e Qarkut Westchester, njëherësh kandidat për përfaqësues në Kongresin Amerikan, George Latimer.
Haradinaj ka thënë se Kosova ka qenë, është, dhe do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin dhe kontributin e SHBA-ve.
“Takim i shkëlqyer me z. George Latimer, Kryetar i Qarkut Westchester, njëherësh kandidat për përfaqësues në Kongresin Amerikan. Me këtë rast e falënderova për gjithë mbështetjen dhe angazhimin e tij, respektivisht SHBA-ve, në përkrahje të Republikës së Kosovës. Kosova ka qenë, është, dhe do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin dhe kontributin e SHBA-ve, përderisa marrëdhënia jonë do të zgjasë përgjithmonë. Në bashkëbisedim me z. Latimer, si gjithnjë argumetova për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës NATO”, ka thënë Haradinaj.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë