Më 13 tetor Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës, ka vazhduar kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur më 5 shtator të këtij viti.
Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit.
“Operacioni është zhvilluar në tre drejtime operacionale,një nga ajri me dron dhe dy të tjera nga toka duke e zgjeruar perimetrin e kërkimit dhe duke krehur terrenin e dyshuar sipas informacionit dhe ekpertizës së bërë nga ekspertët e telekomunikacionit nga ShKShMK dhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ShKShMK-së.
Fatkeqësisht gjatë kërkimit edhe këtë herë nuk është hasur në asnjë gjurmë.
Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet përgjegjëse./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot