Ushtria izraelite njoftoi sot se ka dërguar një njësi tjetër për të mbështetur forcat e saj që operojnë në Jabalia, më i madhi nga tetë kampet historike të refugjatëve në Rripin e Gazës.
Banorët e Jabalia në pjesën veriore të Rripit të Gazës treguan se tanket izraelite kanë arritur në qendër të kampit, duke bombarduar rëndë zonën nga ajri dhe nga toka.
Ushtria izraelite tha se forcat e saj, të cilat kanë operuar në Jabalia për dy javë, vranë dhjetëra militantë të enjten, nisën sulme ajrore dhe shkatërruan infrastrukturën ushtarake.
Sipas Forcave të Armatosura të Izraelit (IDF), operacionet në Jabalia kanë për qëllim parandalimin e rigrupimit të luftëtarëve të Hamasit dhe kryerjen e sulmeve të reja./abcnews.al
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër