Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është duke vazhduar të mbajë grevë urie edhe sot, për të tretën ditë me radhë.
Ish-komandanti i UÇK-së grevën e filloi në shenjë proteste për mosmarrjen e trajtimit adekuat mjekësor.
Lushtaku ishte shtrirë për dy ditë në QKUK pas problemeve të tij me shëndetin, por siç bëhet e ditur, gjyqtari i tij kishte ndaluar autorizimin për qëndrimin e tij edhe më tutje në QKUK, përkundër sugjerimit të mjekëve.
Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci, i cili përmes telefonit tha për KosovaPress se gjendja e tij shëndetësore është duke u përkeqësuar.
Koci tha se Lushtaku ia ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend ta ndaloj grevën.
“E konfirmoj se zotëri Lushtaku është në grevë urie dhe gjendja e tij shëndetësore, për shkak të problemeve të tij shëndetësore, por tash edhe për shkak të grevës është e rëndë dhe shkon duke u përkeqësuar. Edhe pse nuk e kam vizituar ende sot, këtë ma ka thënë vetë ai p? ?rmes telefonit. Gjithashtu, këtë ma konfirmuan edhe personat e tjerë kompetent. Theksoj se sipas rekomandimit të mjekëve në gjendjen që është ai duhet të shtrihet në spital, por për shkak se gjyqtari i çështjes nuk ia ka dhënë ende lejën, ai vazhdon të jetë në burg”, tha Koci.
Sami Lushtaku është dënuar me 12 vjet burg nga gjyqtari Dariusz Sielicki, për vrasjen e një personi, kufoma e të cilit nuk është gjetur ende.
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....