Në Shqipëri flitet rëndom për piraterinë, por qasja ndaj fenomenit është indiferente dhe shoqëria shqiptare shpesh nuk e kupton që ushqen një industri abuzuese.
Një aktivitet që bazohet në cenimin e rëndë të së drejtës së autorit, duke vjedhur dhe transmetuar programe pa aprovimin e prodhuesit.
Në puntatën e kësaj të mërkure, “Inside Story” do të sjellë një investigim të zgjeruar që zbulon format e piratimit të përmbajtjeve televizive dhe atyre filmike.
Zhvillimi teknologjik tashmë e ka çuar abuzimin drejt një dimensioni të ri masiv duke shpërndarë programet e vjedhura përmes internetit.
Nga linqet pirate te pajisjet IPTV që reklamohen rëndom online. Si është rrënjosur thellë kultura e vjedhjes që po dekurajon krijimtarinë cilësore nga prodhuesit e ndershëm që u shkon dëm mundi.
Cili duhet të jetë roli i institucioneve dhe qytetarëve për të frenuar këtë paligjshmëri?/tch/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...