Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në bashkëpunim me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor (LuxDev) nesër do të mbajnë sesion informues për bizneset e interesuara për aplikim në Skemën e Granteve për Inovacion.
Sipas njoftimit, gjatë sesionit, pjesëmarrësit do të mund të bëjnë pyetje për të gjitha aspektet dhe kriteret e kërkuara nga pakoja e thirrjes publike për Skemën e Granteve për Inovacion, të shpallur më 08 tetor 2024, shkruan Arbresh.info.
“Njoftohen bizneset e Republikës së Kosovës, si dhe mediat se të enjten do të mbahet një sesion informues për bizneset e interesuara për aplikim në Skemën e Granteve për Inovacion, e shpallur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor (LuxDev). Skema zbatohet përmes KIESA dhe Projektit KSV/023 – Rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për bizneset fillestare Start-Up dhe NMVM-të në Republikën e Kosovës.”, thuhet në njoftim.
Sesioni informues do të mbahet në ora 13:00 te Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Laboratorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike./Arbresh.info/
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...