Kosova mbrëmë shënoi fitore të thellë ndaj Qipros me rezultat 3-0 në kuadër të ndeshjes së katërt në Nations League.
Si në cdo ndeshje tjetër edhe në këtë nuk ka se si mos të bie në sy performanca e Edon Zhegrovës, shkruan Arbresh.info.
Edhe pse nuk arriti të shënoj apo asistojë, ylli dardan zhvilloi një paraqitje mjaftë të mirë.
Mirëpo në momentin e zëvendësimit ai ishte tejet i nervozuar me vendimin e selektorit, Franco Foda.
Por pas ndeshjes ai kërkoi falje për veprimet e tij.
“Trajneri kishte të drejtë që më largoi nga loja. Edhe pse doja të vazhdoja të luaja dhe të shënoja. Unë kisha një karton të verdhë dhe më mirë që u largova. I kërkova falje trajnerit për reagimin tim”, tha Zhegrova pas ndeshjes.
Më tej ai foli edhe për ndeshjen e ardhshme me Rumaninë
“Ndihem mirë kur bashkëlojtarët shënojnë gola. Pas kartonit kisha shumë provokime. Ndaj Rumanisë është një finale, shkojmë vetëm për fitore”, theksoi ai.
Kujtojmë se Kosova ndeshjen vendimtare për pozitën e parë në grup e luan me 15 nëntor në Bukuresht ndaj Rumanisë./Arbresh.info
Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyru...
Trumpi ankohet pse nuk mori Nobel për marrëveshjen Kosovë-Se...
Nesër mot kryesisht me diell
Ushtria izraelite thotë se i kishte planifikuar sulmet ndaj ...
Partitë presin interpretimin e Kushtetueses, nesër tentimi i...
Trajneri i Mamelodi Sundowns për ndeshjen ndaj Dortmund: bef...