Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka reaguar për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Bislimi tha se Kosova i gëzohet kësaj arritjeje të Shqipërisë, shkruan Arbresh.info
Ai thotë se përpjekjet e Përpjekjet e Shqipërisë dhe aspirata e qytetarëve të saj ndër vite për integrim në Bashkimin Evropian, morën një kthesë të fuqishme e pozitive.
Postimi i tij:
Përpjekjet e Shqipërisë dhe aspirata e qytetarëve të saj ndër vite për integrim në Bashkimin Evropian, morën një kthesë të fuqishme e pozitive sot me vendimin për hapjen e kapitullit të parë për anëtarësim në familjen evropiane.
Kosova i gëzohet kësaj arritjeje të Shqipërisë, gjersa bashkarisht orientim kryesor e shumëvjeçar e kemi anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Procesi i përshpejtuar dhe i bazuar në meritokraci, është rruga përpara për të gjithë rajonin për t’u integruar në Bashkimin Evropian, nën vlera, standarde, parime dhe orientime të qarta demokratike.
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...