Egnatia ka arritur të bëjë një supergoditje në merkato, duke firmosur me mbrojtësin e kombëtares shqiptare Frederik Veselin. Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi rrogozhinas përmes një postimi në rrjetet sociale.
Veseli ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur deri në vitin 2026 me Egnatian. 31-vjeçari ishte lojtar i lirë pasi mbylli bashkëpunimin me Karagumruk në Turqi, me të cilën u aktivizua në 22 ndeshje sezonin e kaluar, 18 nga të cilat si titullar
Egantia bën një goditje të rëndësishme, pasi Veseli, veç se është një element luksi për Kategorinë Superiore, mund të luaj edhe në të gjitha rolet e mbrojtjes.
I formuar në moshat e Manchester City dhe Manchester United, Veseli ka qenë pjesë edhe e Ipsuich, Bury, Port Vale, Lugano, Empoli, Salernitana dhe Benevento.
Veseli ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare në kampionatin europian të luajtur në Francë në vitin 2016, teksa ai kishte marrë ofertë edhe nga Dinamo, por siç duke, projekti i Egnatias, kampiones në fuqi, e ka bindur më shumë.
Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës.
Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij.
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...