Një granatë dore është asgjësuar dje në Suharekë.
Sipas policisë, një burrë ka raportuar se skaj rrugës e ka vërjetur mjetin shpërthyes, shkruan Arbresh.info.
Në njoftimin e policisë thuhet se njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti EOD për deminim i FSK-së kanë dal në vendin e ngjarjes.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një granatë dore dhe të njëjtit kanë bërë asgjësimin e tyre.
“GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES Suharekë / 13.10.2024 – 10:47. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar skaj rrugës kryesore kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes- granatë dore. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti EOD për deminim i FSK-së kanë dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një granatë dore dhe të njëjtit kanë bërë asgjësimin e tyre.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar