Dy gjigantët italianë Roma dhe Juventus janë në kërkim për ta përforcuar repartin ofensivë në afatin kalimtar të janarit.
Të dyja skuadrat kanë një objektiv të përbashkët i cili po bënë shumë mirë në vitin e tij të dytë në Ligën Premier.
Fjala është për sulmuesin portugez Beto i cili u largua verën e kaluar nga Udinese për t’iu bashkuar Evertonit.
Roma dhe Juventus janë duke kërkuar një zëvendësues për Artem Dovbyk respektivisht Dusan Vlahovic dhe Beto është në listën e dëshirave të tyre.
Calciomercato ka raportuar se lojtari është i etur për tu rikthyer në Serie A dhe tanimë dy skuadrat po bisedojnë me agjentët e tij.
Megjithatë Giallorosët janë në përparësi për të fituar shërbimet e portugezit, pasi pronarët e Everton dhe të Romës janë të njëjtë dhe kjo mund t’ia lehtësojë transferimin Betos në Olimpico. /Telegrafi/
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...