Ish-deputeti i Kosovës, Haxhi Shala ka mbërritur në Kosovë disa ditë pasi babai i tij ndërroi jetë.
Një fotografi e postuar nga djali i Haxhi Shalës, Edmondi, tregon mjaft dhimbje teksa ish-deputeti shihet pranë varrit të babait.
Në postimin me imazhin plot dhimbje, Edmondi thotë se babai i tij Haxhiu, po mbahet padrejtësisht në burgjet e Hagës, larg familjes dhe dashurisë së tij.
“Jeta na ka vënë përballë dhimbjeve të papërshkrueshme. Sot po shkruaj për babain tim, i cili humbi të atin e tij, gjyshin tim të dashur, një njeri i ndershëm dhe i palodhur! Ai tani po mbahet padrejtësisht në burgjet e Hagës, larg familjes së tij, larg dashurisë së tij. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë vuajtjen e një familjeje kur një njeri i pafajshëm mbahet larg për kaq shumë kohë. Por ne nuk humbasim shpresën. Lutemi për drejtësi dhe për një ditë të ndriçuar, kur ai do të kthehet në mesin tonë, ashtu siç e meriton. Zemrat tona janë të thyera, por dashuria jonë për të mbetet e pathyeshme”, shkroi ai.

Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë