Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka shkruar për vizitën e drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor dhe Mediteran në Ministrinë për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar, Victoria Billing e cila u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas njoftimit, ajo e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lejuar kalimin e sigurt të mallrave përmes pikës kufitare në Merdare, kësisoj thuhet se kjo i ndihmon progresit në CEFTA, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, ka përmendur potencialin për rritjen e investimeve Mbretëri e Bashkuar-Kosovë.
“Ajo e nisi vizitën e saj me takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ajo përshëndeti vendimin e qeverisë për të lejuar kalimin e sigurt të mallrave përmes pikës së kalimit Medare, si një hap i rëndësishëm drejt zhbllokimit të progresit në CEFTA. Ata gjithashtu diskutuan potencialin për rritjen e mundësive për investime MB-Kosovë, çështjet e sigurisë dhe marrëdhëniet me komunitetet joshumicë”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti: Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner e aleat i fuqishëm i Kosovës
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj