Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një zyrtar nga Inspektorati i Ndërtimit në Komunën e Prizrenit të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Sipas policisë, i dyshuari është përfshirë në keqpërdorim të pozitës lidhur me ndërtimin e një kompleksi në fshatin Landovicë-Prizren, shkruan arbresh.info.
“Në bashkëveprim edhe me prokurorin kompetent ka kryer veprime hetimore pas dyshimeve se zyrtar nga Inspektorati i Ndërtimit në Komunën e Prizrenit mund të jenë përfshirë në keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, lidhur me ndërtimin e një kompleksi në fshatin Landovicë-Prizren”, thuhet në njoftim.
Tutje policia njofton se: “Nga dëshmitë e rastit është siguruar dyshimi i arsyeshëm se inspektori përgjegjës i ndërtimit nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura ligjore, duke lejuar që pronari ta modifikoj objektin, dhe gjithashtu ka dështuar për të ekzekutuar konkluzionin për rrënim duke ndërmarrë vetëm parcialisht rrënimin”
Sipas njoftimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 pë...
Tragjedi në Itali: 2-vjeçari ndërron jetë pas transplantit t...
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...