Shtatë persona janë lënduar nga një aksident zingjiror që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi për Arbresh.info ka bërë të ditur se personat e lënduar kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Ndërkohë, në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident zingjiror ku janë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Emegjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe sipas informatave lëndimet janë të lehta, pas trajtimit janë liruar në shtëpi”, tha Prekazi.
Njësitë policore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, tha ai./Arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit