Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të debatojë për Kosovën më 30 tetor.
Kështu është vendosur në agjendën e KS të OKB-së.
Këtë informatë e ka shpërndarë Pascale Christine Baeriswyl nga Zvicra, e cila mban presidencën e radhës të organit prej 15 anëtarësh për tetor, raporton Klankosova.tv.
“Do të ketë gjithashtu ‘pjesëmarrje të nivelit të lartë’ në konferencën e 30 tetorit mbi Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)”, tha ndër të tjera zvicerania.
Si rëndom, shtetet anëtare të KS të OKB-së duhet të pranojnë një raport, i cili do të prezantohet në seancë nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Carolyn Ziyade, Shefja e Misionit të UNMIK-ut.
Seanca e fundit në të cilën është diskutuar raporti gjashtëmujor është mbajtur më 22 prill ku Kosova ishte përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani. /Klankosova.tv
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve