Me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate.
Gjatë qëndrimit në Paris, Presidentja Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj. Presidentja dhe Zotëriu i Parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të Samitit.
Ky samit mbledhë krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar te tjerë./Arbresh.info
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...
Vjedhje në një xhami në Ferizaj, dëmtohen edhe kamerat e sig...
Peter Magyar i drejtohet turmës: Së bashku e çliruam Hungari...