Everesti rritet më shumë, rreth 2 mm çdo vit. Kështu mali më i lartë i Tokës vijon ngritjen e lartësisë së tij, fenomen që vjen si pasojë e rrjetit hidrik rreth 75 km larg, që duke gërryer një grykë, shkakton ngritjen e lehtë të zonave përreth.
Llogaritjet janë bërë duke përdorur instrumente GPS dhe kërkuesit e universitetit kinez të Gjeoshkencave dhe Universitetit College të Londrës shpjegojnë se ky proces ka nisur 89 mijë vjet më parë, duke e bërë ngritjen e lartësisë së tij konstante.
Ky që verifikohet është një proces shumë i ngadaltë, dhe zakonisht ndodh kur akullnajat shkrihen dhe korja e Tokës, e çliruar nga pesha pëson ngritje. Në rastin konkret, korja e tokës nuk po lartësohet si pasojë e shkrirjes së akujve, por si pasojë e procesit të gërryerjes së terrenit nga uji.
Zbulimi është publikuar në revistën Nature Geoscience, dhe procesi nuk prek vetem majën e botës, Malin Everest, por lehtësisht edhe dy maja të tjera, Lohtse dhe Makalu, që mbajnë përkatësisht vendin e 4 dhe 5 në klasifikimin e majave më të larta të planetit tonë./tvklan.al
Haradinaj përkujtohen viktimat e Korishës dhe heronjtë e fam...
Trump publikon një hartë që tregon Venezuelën si pjesë të Sh...
OVL UÇK nderon Tahir dhe Nebih Mehën: Sakrifica e tyre, simb...
Rama: Partneritetet me Japoninë vazhdojnë të jenë shembull i...
Saranda me parkimin e parë publik, Koçiu: Do menaxhojë fluks...
Risi në renditje, këto janë “Top 10-shet” e partive politike...