Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë muajti shtator janë shënuar 154 aksidente.
Sipas njoftimit, këtu janë përfshirë edhe komunat e : Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se prej tyre, 72 janë me lëndime, 104 persona janë lënduar si dhe 82 janë me dëme materiale, shkruan Arbresh.info.
Në njoftimin për media thuhet se numri i aksidenteve për muajin shtator të këtij viti në krahasim me muajin shtator të vitit të kaluar ka shënuar rritje.
“Në përgjithësi numri i aksidenteve për muajin shtator-2024 ka qenë në rritje prej + 5.5 %, për dallim nga muaji shtator-2023, që janë raportuar 146 aksidente të komunikacionit rrugor.”, thuhet në njoftim.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...