Manchester City, Barcelona dhe Borussia Dortmund kanë shënuar fitore të thella.
Sonte janë zhvilluar ndeshjet e dyta të edicionit të ri në Champions League.
Në stadiumin “National Football Stadium”, skuadra e Pep Guardiolës ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0 kundër Slovan Bratislavës. Golin e parë e ka realizuar Gundogan në minutën e tetë, ndërsa Foden ka dyfishuar epërsinë në minutën e pesëmbëdhjetë. Erling Haaland ka shtuar një tjetër gol në minutën e pesëdhjetë e tetë, ndërsa McAtee e ka vulosur fitoren në minutën e shtatëdhjetë e katërt.
Në ndeshjen tjetër, Barcelona e ka dominuar Young Boys në “Estadio Olimpico Lluis Companys”, duke fituar me rezultat 5-0. Lewandowski ka shënuar dy gola (8′, 51′), Raphinha e Martínez shtuan nga një gol, ndërsa autogoli i Camara (81′) e ka kompletuar fitoren e katalanasve.
Një paraqitje spektakolare ka pasur edhe Borussia Dortmund, e cila e ka mposhtur Celtic me rezultat 7-1 në “Signal Iduna Park”. Emre Can e ka hapur serinë e golave në minutën e shtatë, dhe më pas Adeyemi ka shkëlqyer me një “hat-trick” (11′, 29′, 42′). Guirassy gjithashtu ka realizuar dy gola (40′, 66′), ndërsa Nmecha e ka përmbyllur rezultatin në minutën e shtatëdhjetë e nëntë.
Në ndeshjet e tjera, Arsenal e ka mundur PSG-në me rezultat 2-0, Bayer Leverkusen ka fituar ndaj Milanit me 1-0, Inter ka triumfuar ndaj Crvena Zvezdës me 4-0, ndërsa PSV dhe Sporting kanë barazuar 1-1./rtk

46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...