Sot u mbajt ceremonia e dhënies së akt-emërimeve për bursistët e raundit të XIII-të nga Skema e Profesionistëve të Rinj (YSC), projekt i financuar me fondet IPA të Bashkimit Evropian dhe i bashkëfinancuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përzgjedhja e të cilëve është kryer përmes një procesi transparent dhe konkurrent, me synimin e tërheqjes së profesionistëve të rinj në administratën publike. Bursistët u mirëpritën nga Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, e ku prezent ishte dhe zëvendësambasadorja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.
Zëvendëskryeministri Bislimi iu uroi mirëseardhje bursistëve në kuadër të shërbimit civil të Republikës së Kosovës dhe shtoi se Qeveria vijon ta përkrahë këtë program, i cili sjell kuadro në administratën publike dhe ofron mundësi për të rinjtë dhe të rejat, për rritjen e tyre profesionale dhe të eksperiencës.
Bursistët kanë kryer studimet themelore në fusha e sektorë të ndryshëm prioritar për Qeverinë, duke përfshirë drejtësinë, ekonominë, diplomacinë, administratën publike, mjedisin, energjinë dhe ndryshimet klimatike. Pas kryerjes së suksesshme të studimeve, ata tashmë kontribuojnë në institucionet e Republikës së Kosovës, ku do të punojnë për së paku 3 vite si nëpunës civilë në kuadër të administratës publike.
Kontributi i tyre shtrihet në Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrinë e Shëndetësisë./Arbresh.info



Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave të BE-së nd...
Ferizaj dhe Drenica marrin fitore të mëdha në luftën për mbi...
Igor Mitiq emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësi...
Rizvanolli priti Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë,...
Nesër i jepet lamtumira e fundit 37-vjeçarit që u vra në Gja...
Netanyahu: Ne po e dobësojmë regjimin për t’u dhënë iranianë...