Dy futbollistët e kombëtares së Kosovës, Milot Rashica dhe Fidan Aliti kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre në javën e shtatë në Superligën e Turqisë.
Rashica ishte fantastik në ndeshjen e Besiktasit ndaj Kayeserispor në fitoren që realizoi skuadra nga Stambolli me rezultat 3-0, shkruan Arbresh.info.
Anësori dardan asistoi në golin e tretë të shënuar nga Ciro Immobile.
Kurse sipas SofaScore ai u vlerësua me notën 8.4.
Ndeshje të mirë bëri dhe qendërmbrojtësi dardan, Fidan Aliti skuadra e të cilit fitoi 1-0 ndaj Rizesporit.
Aliti u vlerësua me notën 7.5.
Në formacionin e kësaj jave nuk mungoi super ylli nigerian, Victor Osimhen./Arbresh.info

Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin