Të kujdesesh për një kafshë shtëpiake duke nisur nga mosha 50 vjeç ndihmon në ngadalësim të plakjes. Jo vetëm, por ruan funksionet mendore nga degradimi, përfshirë edhe kujtesën.
Ky është rezultati i një kërkimi të fundit mbi benefitet e kafshëve shtëpiake nga një bashkëpunim të Universitetit të Floridës, atij të Michigan dhe CommonWealth.
U analizuan rreth 20 mijë adultë me dhe pa kafshë shtëpiake duke nisur nga mosha 50 vjeç deri në 65. Ka rezultuar se ata që kujdeseshin për një katërputrosh kishin parametra shumë herë më të mirë në plakjen e organizmit.
Suporti emotiv i qenit, maces apo çfarëdo kafshe në shtëpi ul nivelin e stresit, ndihmon në një aktivitet fizik të shtuar, pavarësisht se mund të jetë i moderuar me shëtitje të shkurtra, dhe ngadalëson procesin e plakjes.
Ky studim është ne vazhdën e projektit për kërkimet mbi plakjen, dhe do të prezantohet edhe ne Kongresin vjetor të Akademisë Amerikane të Neurologjisë./KlanNews
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...