Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ariana-Musliu-Shoshi, po merr pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që mbahet në Strasburg tërë javën.
Me anë të një postimi në Facebook, deputetja Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se në këtë sesion do të ketë takime të grupeve politike, komiteteve, dhe sesioni plenar ku do të trajtohen debate lidhur me Azerbajgjanin, Ukrainë dhe Gaza.
“Gjatë këtij sesioni do të ketë takime të grupeve politike, komiteteve, dhe sesioni plenar ku do të trajtohen debate lidhur me Azerbajgjanin, Ukrainë dhe Gaza! Po ashtu do diskutohet edhe për “Propagandën dhe Lirinë e informacionit në Evropë.” Sesionit do të i adresohet Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë dhe njëherit President i Komitetit të Ministrave! Për të dy personalitet kam parashtruar edhe pyetje të cilat, nëse më vjen radha të flas do të i ndaj me ju”, ka shkruar Musliu-Shoshi./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...