Protesta e parë kombëtare e opozitës shqiptare e lajmëruar pas burgosjes së deputetit të PD-së, Ervin Salinji, është shtyrë për më 7 tetor, nga 6 tetor që ishte vendosur më parë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e këshillit kombëtar të thirrur të dielën bëri thirrje për të përdorur të gjitha instrumentet për të paralizuar qeverinë që e quajti kriminale, armike e egër e lirive, e të drejtave të njeriut.
“Edi Rama ka instrumente për të na burgosur, ka instrumente për të mashtruar, por ne kemi instrumente që me guximin tonë, me revoltën tonë, e paralizojmë anekënd vend këtë narkoqeveri kriminale, armike e egër e lirive, e të drejtave, e dinjitetit, e qenies së shqiptarëve. Dhe sot është koha që të përdorim të gjitha këto instrumente. Të hidhemi në sulm me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Këto instrumente nuk janë 600 mijë shqiptarë që na kanë votuar zgjedhjet e fundit, jo, mjaftojnë vetëm disa mijëra prej tyre që sot janë gati në këmbë për rezistencë të qëndrueshme, pa kthim, deri në fitore, por presin udhëheqjen tuaj, frymëzimin tuaj, orientimin tuaj, organizimin tuaj, mobilizimin tuaj. Ndaj dhe kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës. O sot o kurrë, pa kthim, të paralizohet qeveria gjer në vendosjen e qeverisë teknike”, tha Berisha./euronews.al
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...