Në kuadër të realizimit të projekteve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, sot kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, me bashkëpunëtor ka përuruar edhe katër rrugë të reja në Komunën e Gjakovës.
Fillimisht, kryetarja Kusari-Lila është mirëpritur nga banorët e Lagjes “Mulla Jusuf”, ku bashkërisht kanë prerë shiritin e përurimit të dy rrugëve lokale, kostoja e të cilave ka shënuar vlerën prej mbi 31 mijë euro.
“Sot në këtë lagje të qytetit po përurojmë edhe dy rrugë lokale, me vlerë prej 31 mijë euro. Me ndërtimin e këtyre dy rrugëve komuna ka përfunduar projektin e realizimit të projekteve kapitale në infrastrukturë rrugore në këtë pjesë të qytetit, dhe tani mbetet përkujdesja në mirëmbajtje të rrugëve si dhe në investimet tjera publike”, ka thënë Kusari-Lila.
Po ashtu, bashkërisht me qytetarë të Bllokut të Ri, të rrugëve “Sejdi Rama “ dhe “Florim Sejdiu”, kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, ka shënuar realizimin edhe të dy projekteve kapitale në infrastrukturë. Kryetarja Kusari Lila me këtë rast ka folur për rëndësinë që ka zhvillimi i infrastrukturës në këtë pjesë të qytetit dhe në tërësi në komunë.
“Ndërtimi i këtyre dy rrugëve është më një rëndësi të veçantë duke qenë se qarkullimi në bllokun e ri ka mbi 25 mijë banorë, të cilët me lehtësi po qarkullojnë gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre”, ka thënë Kryetarja Mimoza Kusari-Lila.
Ajo ka cekur edhe shumën që janë shpenzuar për ndërtimin e këtyre dy akseve rrugore në vlerë prej rreth 106 mijë euro, dhe ka shtuar se ne do të vazhdojmë tutje në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në tërë Komunën e Gjakovës.
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....