Komuna e Podujevës ka miratuar buxheti për vitin 2025 në vlerë prej mbi 33 milionë euro.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi teksa ka falënderuar anëtarët e Kuvendit për bashkëpunimin dhe mbështetjen.
“Ky buxhet reflekton prioritetet tona kryesore, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, bujqësinë, kulturën dhe sportin. Si një buxhet gjithëpërfshirës, kemi planifikuar investime në pjesën më të madhe të fshatrave dhe lokaliteteve, duke marrë parasysh nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.I falënderoj anëtarët e Kuvendit për bashkëpunimin e treguar dhe mbështetjen e tyre për këtë buxhet që siguron zhvillim të qëndrueshëm për Komunën dhe qytetarët tanë”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic