Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar një fotografi nga New York, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në një postim në “X”, ai tha se pret që të takohet me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare “për të diskutuar mbi progresin e Kosovës dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të ardhmen”, shkruan Arbresh.info.
Kurti po ashtu ka thënë se do të ketë takime edhe me mërgimtarët që jetojnë në ShBA.
“Arrita në New York herët këtë mëngjes për mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pres të takohem me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi progresin e Kosovës dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të ardhmen. Pres të takoj edhe anëtarët e diasporës sa jam këta, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kontribuues të mëdhenj për të ardhmen e vendit tone”, ka shkruar shefi i qeverisë./Arbresh.info/
Touched down in New York early this morning for the UN General Assembly’s annual gathering. I look forward to meeting foreign leaders and representatives of international organizations to discuss Kosova’s progress and political and economic cooperation in the future. I also look… pic.twitter.com/1eiIYCDGHS
— Albin Kurti (@albinkurti) September 25, 2024
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...