Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ka thënë se rënia në detyrë e Rreshterit Afrim Bunjaku ka qenë një goditje.
Elshani ka deklaruar se policia në pjesën veriore të vendit merr çdo ditë vendime të rënda e të vështira.
“Rënia e Afrimit ka qenë një goditje për ne, mirëpo kjo na bënë edhe më të fortë ne normalisht e vazhdojmë punën tonë në drejtim të vendosjes së ligjshmërisë në këtë vend, në ofrim të shërbimeve ndaj qytetarëve të vendit”, tha ai për KosovaToday.
“Çka mund të them është se unë si zëvendësdrejtor çdo ditë e çdo natë marrë vendime shumë të rënda dhe shumë të hidhura, vendimet merren në varësisë të objektivave që ne i kemi. Dua ta them për qytetarët marrim çdo ditë vendime shumë të rënda dhe shumë të vështira, në mëngjes e përshëndetim kolegun dhe në mbrëmje nuk e dimë a vie ai”, ka thënë Elshani.
Kvaratskhelia, makina e golave dhe asistimeve që po bën hist...
Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...
Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
Al-Khelaifi: Enrique është me të vërtetë trajneri më i mirë ...
Fitore Pacolli emëron drejtorin e Autoritetit Rajonal të Pel...
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...