Në Prishtinë po mbahet edicioni i tretë i Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci me titull “Realitete radikale: dinamika etno-politike dhe integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor”.
Gjatë samitit u kërkua që Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.
Një mesazh të tillë e dha edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ndërsa, ai foli edhe për rrugën euroatlantike të vendit, për çka tha se SHBA do ta mbështesë Kosovën në këtë drejtim.
“Presim qe të dy qeveritë të veprojnë në përputhje me të gjitha obligimet e marra në dialog. Presim të marrin dialogun seriozisht”, tha Hovenier.
Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde tha se Prishtina dhe Beogradi zyrtar duhet të zbatojnë marrëveshjen bazë.
Me këtë rast ai u shpreh se vendi duhet të themeloj Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Përmes samitit po synohet të promovohet dialogu dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor./rtk
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...