Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se fushata ajrore e Izraelit në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – në territorin e tij nga jugu i Libanir, “mund të shndërrohet në luftë rajonale”.
Pezeshkian, i cili u zgjodh president në zgjedhjet e korrikut, tha për CNN se Irani e mbështet Hezbollahun sepse grupi “nuk mund t’i përballojë” i vetëm sulmet.
“Rreziku ekziston që këto sulme që po ndodhin në Liban do të përhapen në mbarë rajonin”, tha ai.
Irani që një kohë të gjatë është mbështetësi kryesor i Hezbollahut.
Izraeli të hënën kreu sulmet më vdekjeprurëse në Liban, duke vrarë më shumë se 550 persona. Ndërkaq, të martën, vazhdoi sulmet edhe në Bejrut, duke vrarë të paktën gjashtë persona. Sulmet e 23 shtatorit ishin më vdekjeprurëset që kur Izraeli dhe Hezbollahu zhvilluan një luftë pesëjavore më 2006.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr përditë që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
Sulmet ajrore vijnë pas shpërthimeve të koordinuara të pajisjeve të komunikimeve, që përdoren nga Hezbollahu, shpërthime që lanë të vrarë 39 persona javën e kaluar./rel
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...