Një delegacion i lartë ushtarak i Gardës së IOWA-s do të qëndroj për disa ditë në Shtabin e Përgjithshëm dhe komandat e njësitë e FSK-së, ku do të diskutohen prioritete te bashkëpunimit të dy palëve për periudhën trevjeçare duke i ndërlidhur me objektivat strategjike të vendosura në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së gjatë konsultimeve bilaterale të realizuara gjatë muajit shkurt të këtij viti.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i tha se thellimi i bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të IOWA-s mbetet ndër prioritetet kyçe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Kisha kënaqësinë që sot së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin t’i presim dhe urojmë mirëseardhje delegacionit të Gardës Kombëtare të IOWA-s së SHBA të kryesuar nga Zv.komandanti i Gardës së IOWA, Gjeneralbrigade McClintock dhe Shefja e Shtabit e Gardës Kombëtare Ajrore të IOËA-s, Gjeneralbrigade Samenus. Në fjalën time hyrëse falënderova Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti Gardën Kombëtare të IOWA-s për bashkëpunimin shembullor me FSK-në dhe kërkova që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë