Simone Inzaghi e pranoi se Milani e meritoi fitoren në Derby della Madonnina, duke treguar se Interi kishte qëndrim të gabuar dhe nuk luaji si ekip.
Pas golave të Christian Pulisic dhe Federico Dimarco në pjesën e parë (1-1), Matteo Gabbia shënoi me kokë pas një asistimi të Tijjani Reijnders duke vulosi fitoren e parë të Milanit ndaj rivalëve të tyre që nga viti 2022.
“Sigurisht që Milani është një ekip shumë i mirë. Ata bënë më mirë se ne këtë mbrëmje dhe e merituan fitoren”.
“Ne kishim qasje të gabuar dhe nuk ishim mjaftueshëm ekip, gjë që është e rrallë për ne. Asnjërën nga pjesët nuk e nisëm me qëndrimin e duhur, u përpoqa të ndryshoja disa gjëra, por nuk e ndihmoi situatën”.
“Ne nuk ishim të fortë, humbëm formën dhe lejuam shumë topa. Pati një periudhë pasi barazuam për rreth 20 minuta kur patëm disa raste të tjera shënimi, por më pas dolëm për pjesën e dytë me të njëjtin qëndrim të gabuar si të parën. Kjo ishte vendimtare, ne nuk po punonim mjaftueshëm si ekip”, deklaroi Inzaghi. /Telegrafi/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...