Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi reshjet rekord shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në disa pjesë të prefekturës Ishikawa të Japonisë.
Qytetet Wajima dhe Suzu, të cilat janë ende duke u rikuperuar nga një tërmet vdekjeprurës që shkatërroi zonën më 1 janar, janë ndër më të goditurat nga përmbytjet.
Të dielën, të dy qytetet shënuan dyfishin e sasisë së reshjeve që marrin zakonisht në shtator në një vit mesatar, raportuan mediat lokale.
Dhjetra lumenj dolën nga shtrati i tyre, duke izoluar më shumë se 100 komunitete në të gjithë prefekturën.
Agjencia meteorologjike e Japonisë lëshoi nivelin më të lartë të alarmit “kërcënues për jetën” për Ishikawa të shtunën dhe e uli atë në një paralajmërim të rregullt të dielën. Megjithatë, autoritetet kanë bërë thirrje për vigjilencë të vazhdueshme pasi shiu i rrëmbyeshëm ka të ngjarë të vazhdojë deri të paktën mesditën e së hënës./abcnews.al
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran