Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e djeshme në Mitrovicë.
Florim Zeqiri (45 vjeçar) i cili u plagos me 6 plumba, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, ku edhe ndërroi jetë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Policia në raport bën të ditur se i dyshuari për momentin i panjohur është ende në arrati, dhe se rasti është duke u hetuar.
“Mitrovicë Jugu 20.09.2024 – 09:40. Më datën, kohën dhe në lokacionin e lartcekur, një person i dyshuar për momentin i panjohur, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima pasi që ishte qëlluar me armë ishte dërguar në spitalin rajonal e pastaj ishte përcjell në QKUK, mirëpo rreth orës 12:00 viktima kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori i shtetit ku janë gjetur dhe sekuestruar 6 (gjashtë) gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja si prova materiale./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ky është Florim Zeqiri, personi që u qëllua për vdekje sot në Mitrovicë
Ky është Florim Zeqiri, personi që u qëllua për vdekje sot në Mitrovicë
“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës”, detaje për incidentin e rëndë në Mitrovicë
Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik...
Trumpi thotë se Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar t’i ndal...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë
Sindikatat shpallin grevë në Itali kundër buxhetit
Parashikimi i motit për sot
Sot protestë në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së...