Në orët e mbrëmjes së sotme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka aterruar një aeroplan ushtarak britanik.
KFOR-i përmes një postimi në X, bën të ditur se ushtarët britanikë janë vendosur përkohësisht në Kosovë, për një ushtrim rutinë të stërvitjes së provave operative me trupat e tjera të KFOR-it, shkruan Arbresh.info
Lajmin për aterrimin e tyre e bëri të ditur NATO-ja përmes një postimi në X.
“Personeli i Mbretërisë së Bashkuar nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i caktuar në forcat rezervë të NATO-s në mbështetje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja është vendosur përkohësisht në Kosovë, për një ushtrim rutinë të stërvitjes së provave operative me trupat e tjera të KFOR-it”, ka shkruar NATO në postim
UK personnel from the Royal Yorkshire Regiment assigned to NATO reserve forces in support to the #NATO-led #KFOR mission have been temporarily deployed to Kosovo, for a routine Operational Rehearsal Training exercise with other KFOR troops. pic.twitter.com/gtTVbqTKOT
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) September 18, 2024
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE