Stefano Pioli është bërë me klub të ri, edhe pse duhet pritur pak kohë deri te zyrtarizimi.
Trajneri italian nuk ka mbetur gjatë pa punë pas largimit të Milanit në fund të sezonit 2023/24.
Tekniku italian karrierën do ta vazhdoj në Superligën e Arabisë Saudite, ku do të marrë drejtimin e gjigantit arab Al Nassr.
Gjigantët e Arabisë Saudite, Al Nassr, kanë rënë dakord me Stefano Pioli për të marrë drejtimin e trajnerit të tyre të ri, sipas Fabrizio Romano.
Kjo vjen pasi Al Nassr shkarkoi Luis Castron pas fillimit të dobët të sezonit. Al Nassr u ndal në një barazim 1-1 në shtëpi në fundjavë, por ata shënuan me goditjen e fundit të lojës për të barazuar.
Pioli do të bëhet trajneri i katërt i ndryshëm që do të drejtojë Cristiano Ronaldon në Al Nassr pas Rudi Garcias, Dinko Jelicic dhe Kastros. /Telegrafi/
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...