Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj deklaroi sot se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një gur themeli dhe falë këtij partneriteti strategjik të qëndrueshëm e të fortë kemi sigurinë dhe besimin se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një rajon i paqes dhe stabilitetit.
Begaj iu drejtua me një fjalë konferencës së 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5), që po zhvillon punimet sot në Tiranë.
Presidenti vlerësoi se iniciativa SHBA-Karta e Adriatikut ka treguar ndër vite me radhë se është një instrument i fuqishëm dhe efektiv për promovimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit midis vendeve tona dhe SHBA-së.
Presidenti shprehu bindjen se edhe në të ardhmen ajo do të vazhdojë të kontribuojë në integrimin e mëtejshëm të rajonit tonë në familjen euroatlantike.
Begaj u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut është i një rëndësie të veçantë, jo thjesht për sigurinë e Kosovës, por do i shërbente edhe më tej sigurisë së rajonit.
“Të rinjve të rajonit sot ne duhet t’i dërgojmë mesazhin se vetëm duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, vetëm duke punuar përditë e më shumë për të forcuar sigurinë e rajonit tonë, ne do t’u lëmë atyre një të ardhme më të mirë”, u shpreh Begaj.
Presidenti theksoi po ashtu se rritja e buxhetit për mbrojtjen në masën 2% nuk është më pika kulmuese, por një bazë e qëndrueshme për modernizimin e forcave të mbrojtjes./atsh
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...