Real Madridi ka triumfuar me shumë mund përballë Stuttgartit në startin e formatit të ri të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-1.
Los Blancos ishin në vështirësi qysh nga starti i ndeshjes, me skuadrën gjermane që po bënte super lojë.
Përkundër rasteve nga të dyja anët, 45 minutat e parë përfunduan pa gola, me një Real Madrid të çorientuar totalisht.
Në pjesën e dytë ishte një lojë edhe më dinamike, ndërsa fjalët e Carlo Ancelottit në pushimin mes pjesëve dhanë efekt të menjëhershëm.
Në minutën e 46-të, Rodrygo e gjeti në mënyrë perfekte Kylian Mbappe, që shënoi me lehtësi për 1-0.
Por, në minutën e 68-të, Deniz Undav heshti Santiago Bernabeun, kur shënoi për 1-1 me një asistim të Leweling.
Fati ishte sonte në anën e madrilenëve, derisa thyen mbrojtjen mysafire edhe njëherë.
Antonio Rudiger riktheu epërsinë për madrilenët, kur realizoi për 2-1 në minutën e 83-të, kur u asistua prej Luka Modricit.
Fitoren e Real Madridit e vulosi Endrick, që realizoi një super gol nga distanca në minutën e 90+5-të për 3-1.
Në xhiron e dytë, Real Madridi përballet me Lillen, që sonte u mposht nga Sporting Lisbona me rezultat 2-0. /Telegrafi/
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...