Juventus dhe Aston Villa kanë shënuar fitoret e para në edicionin e ri të Champions League. Derisa skuadra italiane ka triumfuar ndaj PSV Eindhoven ajo angleze ka ngadhënjyer kundër Young Boys.
Në ndeshjen e zhvilluar të martën në “Allianz Stadium” të Torinos, Juventus, i drejtuar nga Thiago Motta, ka mposhtur PSV-në me rezultat 3-1.
Yıldız e ka hapur serinë e golave në minutën e njëzet e një, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, McKennie e ka çuar rezultatin në 2-0.
Në pjesën e dytë, “Zonja e Vjetër” e ka vulosur fitoren me golin e González në minutën e pesëdhjetë e dytë. Golin e vetëm për PSV e ka shënuar Saibari në kohën shtesë./rtk.
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...