Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke u përgjigjur në pyetjen se si i komenton masat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, tha se ato janë bërë në dëshpërimin e tij dhe nuk janë aspak paqësore. Derisa fillimisht përmendi se kushtet që Kurti ka vënë kanë qenë racionale dhe paqësore.
“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë e që janë kushte paqësore por edhe racionale, d. m. th janë dorëzimi te autoritetet e Kosovës si Milan Raodiçiq, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së ish kryeministres Bërnabiq, e cila tha që nuk e pranon as Pavarësinë e Kosovës as ulëset në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial , pra këto tri kushte janë paqësore dhe racionale, ndërkaq ato kërkesat e tij masat që bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin joracionalitet e nuk janë aspak paqësore por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që padyshim se nuk kanë vend as në Kosovë as në rajonin “, u shpreh Kurti./Rtv21
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...